Amnistia Penale, kur pritet miratimi? Lamallari: Ja pse procedura kërkon kohë! Përfitojnë 10 mijë shtetas

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari bëri të ditur sot se nga Amnistia Penale do të përfitojnë rreth 10 mijë shtetas shqiptarë.

Në një konferencë për mediet, Lamallari bëri të ditur se “338 të dënuar do të lirohen menjëherë ndërsa 980 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

“Amnistia penale është dërguar në Këshillin e Ministrave dhe do të kemi miratimin e aktit në mbledhjen e qeverisë dhe në vijim depozitimin në Kuvend. Është një kategori shumë e madhe që përfitojnë, nga shifrat paraprake, duke përfshirë dhe procedimet e vitit 2024, numri i përfituesve është i lartë, 10 mijë shtetas që përfitojnë. 338 përfitojnë lirim të menjëhershme, 980 që përfitojnë ulje dënimi”, tha ai.

Lamallari theksoi se në këtë kategori personash hyjnë grupe vulnerabël, duke përfshirë dhe gra dhe të mitur që përfitojnë nga ky akt human.

“Kjo tregon që jemi shoqëri që duhet të orientohet drejt parandalimit, rehabilitimit dhe t’i japim një mundësi të dytë dhe mbështetje personave që në momente të caktuara bien pre e zbatimit represiv të ligjit. Duhet të ndryshojmë qasje dhe mendësi. Arresti me burg duhet të jetë fjala e fundit”, tha Lamallari.

Dhe kur pritet miratimi?

Në paraburgim, për fat të keq disa prej tyre dhe për një kohë shumë të gjatë. Ndonjëherë edhe më e gjatë se sa vetë dënimi që ato marrin me vendim të formës së prerë përfundimtare. Dhe sot ju komunikova dhe firmosjen e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për miratimin e këtij akti ligjor. Dhe them së shpejti për të mos vendosur një datë, duke qenë se tashmë mbetet procedura e brendshme pranë në Këshillin e Ministrave për të shqyrtuar, futur në rend dite dhe për të miratuar këtë akt dhe më pas depozitohet brenda ditës në Kuvend.

Dhe më pas nga shqyrtimi në komisionet parlamentare deri në miratimin në seancë plenare, është diçka që unë nuk do të doja të shprehesha në terma kohorë, sepse nuk më përket mua dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të mos ngremë pritshmëri të caktuara dhe më pas nuk, ata nuk varen nga ne.

Por, përsa më përket si Ministër i Drejtësisë dhe roli im në Kuvend, patjetër do të bëj të pamundurën që kjo të shqyrtohet në kohën më të shpejtë të mundshme, pa cënuar cilësinë e aktit që ne paraqesim, i cili është shumë i konsultuar, duke marrë këtu mendimin edhe të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme, por dhe Këshillave të Lartë Gjyqësor, pra Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe institucioneve të tjera.

Kështu që unë besoj që duke qenë se po flasim për amnistinë, që është një akt që prek shumë dispozita të Kodit Penal, nuk mendoj që një muaj kohë që ne kemi shpenzuar gjatë kësaj periudhe, është e vonuar. Përkundrazi, duke marrë në konsideratë periudhat e mëparshme, praktikat e mëparshme ku amnistia në vetvete merr shumë kohë, pasi preken shumë dispozita, impakton shumë qytetarë.

Unë mendoj që kjo ishte një kohë më e shpejtë e mundshme. Për, lidhur me pyetjen e dytë, po është e vërtetë.