"S'mund të ketë një opozitë me molotovë"/ Kthupi: Imazhi i dh*nshëm është më i rëndë se korrupsioni i qeverisë

Avokati Rezart Kthupi, i ftuar në studion e Ora News, u shpreh se sjellja e dhunshme e opozitës po dëmton rëndë kauzën kundër korrupsionit qeveritar dhe po "ndihmon" në mënyrë indirekt pushtetin.

Sipas tij, në këndvështrimin e ndërkombëtarëve dhe të qytetarëve shqiptarë, nuk mund të ekzistojë një opozitë që përdor molotovë dhe dhunë.

Ai e argumenton këtë duke thënë pasi ky imazh perceptohet më negativ se vetë korrupsioni i qeverisë.

Kthupi u shpreh se protestat e dhunshme po e zhvendosin vëmendjen nga problemet reale të qeverisjes dhe po “shpëlanë” qeverinë nga përgjegjësitë e saj.

“Ajo që tha reporteri është e pastër fare, ajo është tabloja më e pastër fare e situatës politike në vend.

Që do të thotë, që vërtetë kemi një qeveri problematike, ai nuk e thotë këtë.

Nuk mund të ketë një opozitë me molotovë.

Që do të thotë,në këndvështrimin e ndërkombëtarëve dhe besoj se është realiteti edhe për qytetarët shqiptar.

Nëse ti i kundërvë korrupsionit qeverisë, në një qeveri ku nuk funksionon shteti, kemi korrupsion galopant të gjithë këto elementët negative të kësaj qeverie.

I kundërvë kësaj imazhin e një opozitë të dhunshme. Ky imazhi i opozitës së dhunshme është më i rëndë se korrupsioni që ka qeveria.

Ajo që po bën opozita nëpërmjet protestave të dhunshme, po “shplan” qeverinë.”

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË: