Malltezi: KLGJ dhe ILD po zvarrisin qëllimisht çështjen e Irena Gjokës, reforma në drejtësi u kthye në mburojë për abuzuesit

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, akuzon institucionet e drejtësisë për zvarritje dhe mbrojtje të qëllimshme të gjyqtares Irena Gjoka.

Sipas Malltezit, KLGJ ka dërguar tre përgjigje të ndryshme duke pritur verifikime, pavarësisht ekzistencës së dokumenteve me vulë apostile, ndërsa çështja i kalon tashmë ILD-së, e cila prej 8 muajsh e mban në sirtar.

Malltezi e cilëson reformën në drejtësi një “mysybet”, që shërben për të mbrojtur individë të inkriminuar dhe pazare korruptive brenda sistemit.

Reagimi i plotë:

Jo 1, por 3 pergjigje na ka derguar mender-KLGJ ku shkruan se po pret pergjigjen e Prokurorise se Pergjithshme per Irena Gjoken ndonese kish vertetim me VULE APOSTILE! Shihni 3 pergjigjet me foto. Tani qe ia solli Prokuroria e Pergjithshme ia con ILD  Lapangjose! Nuk jane shtetare por lolo te pushtave te shtetit. ILD ka 8 muaj qe gjithashtu e mban ne sirtar nga frika. Mysybet reforma per te mbrojtur nje delinkuete qe mbyllte gjyqet tek kafeneja perballe gjykatores dhe qe ia plasen revolen ne salle te gjyqit per pazaret.