VIDEO/ Nervozizëm në takimin në Divjakë, fermeri i ndërpret fjalën, Rama: Ua... ulu aty ... ka radhë...

Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, një qytetar ka ndërhyrë gjatë fjalës së Ramës. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa më e pambrojtur

DEBATI 

Rama: Për çfarë thashë unë nuk ke të drejtë, t’i nuk ke folur akoma.

Qytetari: Jemi shtresa më e pambrojtur

Rama: O miku im, mua njeri nuk më imponohet dot me forcë. Ulu, ka radhë, ka edukatë. Nuk merr fjala mëzor…Janë 500 veta këtu.

Qytetari: Të njëjtin hall kemi…

Rama: Kur të vijë radha për të folur do flasësh. Ajo që the është absurd.

Fermeri: Disponoj deri në 20 Ha tokë. Jemi shtresa më e pambrojtur! Nuk po bëj politikë, por kam familje.

Rama: Unë politikë bëj, s'e mohoj. Të lutem, te lutem!

VIDEO - Takimi i qeverise me fermerët mbi kërkesën dhe nevojat e evidentuara