Aksidenti i rëndë i mori jetën edhe një tifozi shqiptar, mbahet një minutë heshtje në ndeshjen e Ligës së Europës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 09:22
Aksidenti tragjik ku një përplasje me makinë u mori jetën 7 tifozëve që po udhëtonin për të ndjekur ndeshjen mes Olimpik Lion dhe PAOK në Francë, ka tronditur futbollin.
Automjeti me të cilin udhëtonin tifozët e PAOK, u përplas me një kamion duke shkaktuar 7 të vdekur, mes të cilëve edhe një tifoz shqiptar.
Ky aksident i rëndë bëri që UEFA të vendoste që në stadiumin e Lionit, ku zhvillohej ndeshja, të mbahej një minutë heshtje në nderim të viktimave, të cilët u kujtuan në këtë mënyrë nga skuadrat, por edhe tifozeritë në të dy krahët të cilat i kishin kushtuar atyre edhe disa parulla.
