INTER, JUVE E ATLETICO NË PLAY-OFF/ Barcelona mposht 4-1 Copenhagen dhe ngjitet e pesta
Surprizë në Champions ishte fitorja e Sporting Lisbonës ndaj Bilbaos dhe sigurimi i një vendi mes 8 ekipeve më të mira. Fitore arriti edhe Inter që mposhti Dortmundin në transfertë, ndërsa zhgënjeu Atletiko që u mposht në shtëpi nga Bodo Glimt dhe tashmë duhet të luajë në plej of.
Pas 33 vitesh, Interi mori një fitore të madhe në “Signal Iduna Park”, duke mundur Borussia Dortmund 0-2. Zikaltërit shënuan dy gola në minutat e fundit të ndeshjes, por fitorja nuk mjaftoi për të siguruar një vend mes 8 më të mirave.
Sporting Lisbona ka arritur të sigurojë një vend mes tetë ekipeve më të mira në champions ligë. Portugezët mposhtën 3 me 2 Atletik Bilbaon. Një gol në minutat shtesë i dha triumfin historik Sportingut që e mbyll në vendin e 7 dhe kualifikohet direkt në fazën tjetër, duke lënë ekipe të mëdha europiane.
Surprizë më e madhe ishte disfata e Atletikos. Në “Metropolitano”, skuadra e Simeones u mposht 1-2 nga Bodo/Glimt, rezultat që tronditi pritshmëritë në kryeqytetin spanjoll. Madrilenët tashmë duhet të luajnë në plej of për tu kualifikuar në të 1/16 tat.
Barcelona bëri detyrën, duke mundur 4-1 Copenhagen dhe duke u kualifikuar direkt në fazën tjetër, ndërsa triumf arriti edhe Bajern në transfertë ndaj PSV me rezultatin 2 me 1.
Në plej of do të luajnë edhe Juventus që barazoi pa gola me MOnakon. Shorti për sfidat e playoff do të zhvillohet këtë të premte, në Nion të Zvicrës. Ndeshjet e para të playoff do të luhen më 17/18 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit pas një jave.
