Kualifikimi i Benficës dhe rënia e Realit/ Mneri: Real Madrid bie nga 8-sha 'e artë' ndërsa skuadra e Morinho-s kalon në "play-off"
Gazetari Fatmir Mneri shpjegoi në emisionin “Sport Focus” momentet kyçe që çuan në kualifikimin e Benficës dhe eliminimin e Real Madridit nga faza grupore.
“Fillimisht dukej se me rezultatin 3-2 Benfica nuk do të kalonte, por një lloj ‘shkundjeje’ dhe urdhri taktiko-strategjik i Mourinho-s për ta dërguar portierin e tij në zonën e Real-it ndryshoi gjithçka. Ky veprim i guximshëm jo vetëm i siguroi Benficës kualifikimin për në play-off, por edhe uli Realin nga pozita e 8-shes ‘e artë’ në një grumbull të atyre që do të luajnë play-off-in,” tha Mneri.
Mneri nënvizoi se ky ishte një moment vendimtar, ku taktika bëri diferencën, duke ndryshuar fatin e dy klubeve në këtë fazë të rëndësishme të garës.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË TË FATMIR MNERIT NË "SPORT FOCUS":
