GUARDIOLA FALËNDERON MOURINHON/ Tekniku: Do ta përshëndes për fitoren ndaj Realit, na kualifikoi

Pep Guardiola falenderon rivalin e tij, Zhoze Murinjon. Tekniku spanjoll u shpreh se falë fitores së Benfikës ndaj Realit, Siti arriti të kualifikohet dhe për këtë do ti dërgojë edhe një mesazh trajnerit portugezit

Triumfi i Benfikas ndaj Real Madridit i ka dhënë kualifikimin Manchester sitit.

Skuadrës së Pep Guardiolës nuk i mjaftonte fitorja ndaj Gallatasarajt, por duhet të shpresonte edhe në disfatën e realit. Një gjë e tillë ndodhi falë Benfikës dhe Murinjos.

Për këtë arsye, Guardiola nuk nguron ta falenderojë rivalin e tij, Zhoze Murinjo. Trajneri spanjoll u shpreh i habitur kur pa portierin e Benficas duke dalë në sulm në momentet e fundit të takimit.

 “Po sigurisht që do ta falenderoj. Ne ishim të gjithë duke parë ndeshjen. Nuk e dinim që Benfika kishte nevojë për një gol për t’u kualifikuar. Kur e pamë portierin duke dalë në sulm, të gjithë thamë: Qëndro në portë sepse Reali mund të barazojë. Pas kësaj, ne eliminoheshim. Por ishte një strategji e mirë nga Murinjo, apo jo?”

Siti u rendit në vend të tetë pas fitores 2 me 0 me Gallatasarajn, ndërsa një triumf i mundshëm i Realit do ta kishte zbritur Sitin një vend më poshtë që të dërgon në play off.

Tashmë Pep Gaurdiola duhet të fokusohet në premier ligë, aty ku gjendet në vend të dytë me 4 pikë më pak se arsenali.