"Kaq liri në media s'ka pasur ndonjëherë"/ Muharremi për ligjin e shpifjes: Peshë e jashtëzakonshme te gazetarët, në funksion të gjobëvënies

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Alfred Muharremi, i ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ka komentuar debatin mbi ligjin e shpifjes dhe diskutimet që po zhvillohen rreth kufijve të lirisë së medias.

Duke u ndalur te ligji i shpifjes, ai tha se çështja po trajtohet me konotacion negativ dhe se disa gazetarë po e përdorin debatin si formë intimidimi.

Sipas tij, gazetarët në Shqipëri sot gëzojnë një nivel lirie që nuk e kanë pasur kurrë më parë.

Muharremi gjithashtu u shpreh se  shpifja nga një qytetar i zakonshëm nuk ka të njëjtën peshë si ajo e bërë nga një gazetar me audiencë të gjerë, duke shtuar se shpesh kjo përdoret si mjet presioni apo gjobëvënieje.

Fjala e Alfred Muharremit:

“Dëgjo, që të mos e marrim shabllon se po i bëjmë shqiptarët sikur do futen në burg nëse parkojnë dysh.

Ajo ka të bëje me, në momentin që ti bën një lloj parkimi dysh, ti je pengesë për atë qytetar, të cilit i ke bllokuar makinën.

Po merret me konotacion negativ.

Unë dua të ndalem të ligjii i shpifjeve që është shumë i rëndësishëm.

Shumë shpesh po etiketohet gjatë orëve të fundit, nga gazetarë të cilët po intimidohen në këtë drejtim.

Në ka liri shprehje dhe liri veprimi gazetari sot në territorin e Republikës së Shqipërisë, nuk e ka pasur ndonjëherë domethënë.

Media është më e lirë dhe është aq e lirë saqë këput dhe broçkulla gjithë kohës.

Shpifjet, nëse unë e them si qytetar ndaj një qytetari tjetër, që nuk kam një audiencë. Nuk ka atë peshën e jashtëzakonshme që mund të ketë një gazetar, të cilin shpifjen e bën në funksion të një gjobëvënie.”

PËR MË SHUMË NDIQNI: