Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 16:00
Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë të ditur se ka mirëpritur Republikën e Kosovës si anëtare themeluese e organizatës.
Njoftimi i Bordit u publikua në rrjetin social “X”.
“Bordi i Paqes e mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës sonë ndërkombëtare në rritje”, thuhet në njoftim.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte nënshkruar anëtarësimin e Kosovës në Borin e Paqes, më 22 janar të këtij viti. /Kosovapres
