"Nuk e kam pritur"/ Politologu Koçi: Manipulimi i zgjedhjeve është i turpshëm, Kosova mban epitetin për procese shumë të mira

Në një lidhje direkte në OraNews ka qenë politologu, Melazim Koçi i cili ka folur për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, gjë që i ka cilësuar si skandaloze pjesën e manipulimit të votave.

Teksa ai është shprehur se është i zhgënjyer pasi sipas tij Kosova është një nga vendet që mban zgjedhjet shumë të mira në procesin e votimit.

“Nuk i kam pritur. Nuk e përjashtojë mundësinë që edhe në zgjedhjet e mëparshme të ketë pasur vjedhje dhe zyrtarë të lartë e pohojnë këtë, që ka pasur gjëra të tilla që brenda subjekteve politike janë bërë vjedhje dhe manipulim vote.

Por sinqerisht nuk e kam pritur një gjë të tillë.

Dhe jam shumë i befasuar sepse është e turpshme kjo që ka ndodhur në Kosovë.

Është skandaloze, është bërë nga njerëz që nuk kanë në plan të parë interesin e Kosovës por të vetin personal.

E dyta, Kosova ka pasur epitetin e vendeve që mban zgjedhjet shumë të mira. Ndoshta, do thoja që mban zgjedhjet më të mira në Ballkanin Perëndimor.”