Vizita e delegacionit shqiptar me kongresistin amerikan/ Mustafa: Keith Self është "patriot i shqiptarëve"

Ragmi Mustafa, zv.kryetar i Lugines së Preshevës, në një lidhje direkte për OraNews, foli për takimin e delegacionit shqiptar dhe vizitës në Dallas të Teksas. Aty u takuan me Kongresistin amerikan Keith Self, të cilin e përshkroi si “patriot i shqiptarëve”.

Gjatë mbi dy orë e gjysmë diskutimesh u trajtuan problemet e komunitetit shqiptar në Luginë të Preshevës.

Më 26 dhjetor u organizua një dëgjim kongresial me dëshmitarë kyç, përfshirë profesorë nga Johns Hopkins, të cilët konfirmuan shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e Serbisë.