ZYRTARE/ Tirana vijon lëvizjet në merkato, rikthen portierin e titullit të fundit kampion
Visar Bekaj kthehet te Tirana. Klubi bardheblu ka konfirmuar gjithçka nëpërmjet një video të postuar në kanalet e saj në median sociale duke bërë të ditur se portieri ka nënshkruar një kontratë deri në 2027.
‘Ai i njeh ngjyrat, e njeh stemën. Ai u kthye te vendi të cilit i përket deri në 2027. Një nga ne. Gjithmonë-shkruhej në postimin e Tiranës
Visar Bekaj u kthye te Tirana pasi mbylli aventurën e tij me skuadrën e Hatayspor nga e cila u larguan të gjithë futbollistët për shkak të problemeve me pagat.
Në këtë mënyrë Visar Bekaj kthehet te bardheblutë pas 4 vitesh, ai ka qenë titullar i padiskutueshëm në vitin 2022 kur Tirana fitoi titullin e saj të fundit kampion të vendit.
Ai vjen në një moment shumë delikat për bardheblutë që këtë sezon po luftojnë për mbijetesë në Kategorisë Superiore
Ai i bashkohet transferimeve të tjera të bëra nga klubi kryeqytetas Xhixha, Ernest, Alvarez dhe Ndong dhe synimi është që të ndihmojnë klubin historik të futbollit shqiptar të ndryshojë fatin e këtij sezoni./Top Channel

