AS KANGURI NUK E NDAL! Jay Vine fiton Tour Down Under edhe pas përplasjes me gjitarin

Çiklisti australian Jay Vine fitoi Tour Down Under, pavarësisht se u rrëzua pas përplasjes me një kangur gjatë garës. Incidenti i pazakontë shkaktoi kaos në peloton dhe detyroi disa sportistë të tërhiqeshin. Vine vazhdoi garën me biçikletën e një shoku skuadre dhe siguroi fanellën e fituesit të përgjithshëm.

Gara çiklistike Tour Down Under në Australi u shënua nga një episod i rrallë, kur një kangur u fut papritur në rrugë dhe u përplas me grupin e çiklistëve.

Incidenti ndodhi kur mbeteshin më pak se 100 kilometra nga përfundimi i etapës, duke rrëzuar disa sportistë dhe duke shkaktuar konfuzion në peloton.

Mes të rrëzuarve ishte edhe Jay Vine, i cili megjithatë arriti të vazhdonte garën me biçikletën e një shoku skuadre.

Pavarësisht këtij momenti të vështirë, ai ruajti avantazhin dhe fitoi renditjen e përgjithshme me një diferencë prej një minute e tre sekondash për ekipin UAE Team Emirates-XRG.

AS KANGURI NUK E NDAL! Jay Vine fiton Tour Down Under edhe pas përplasjes

Etapa e pestë dhe e fundit u fitua nga britaniku Matthew Brennan, i cili triumfoi në sprintin final në ngjitje, duke lënë pas çiklistin nga Zelanda e Re, Finn Fisher-Black.

Ndërkohë, një tjetër sportist, Menno Huising, u detyrua të braktiste garën për shkak të dëmtimeve të marra nga përplasja me kangurin.

Në renditjen përfundimtare, zvicerani Mauro Schmid u rendit i dyti dhe australiani Harry Sweeney i treti.

Suksesi i Brennan dhe i çiklistëve të tjerë britanikë e mbylli me nota pozitive këtë garë të parë të sezonit botëror, ndërsa sportistët përgatiten për garat e radhës njëditore në Australi dhe Evropë.