Humbja e rëndë e Alvarez/ Çelmeta: Ndeshja nuk duhej të luhej sot, Tirana është e tronditur nga humbja e vajzës së tij
Menaxheri i futbollit, Roland Celmeta, i ftuar në studion e “Ora Sport”, ka komentuar situatën e vështirë që po kalon skuadra e Tiranës, duke u ndalur veçanërisht te humbja tragjike e vajzës së mitur të futbollistit Freddy Alvarez, ngjarje që ka tronditur gjithë ekipin bardheblu.
Çelmeta shprehu ngushëllimet e tij dhe theksoi se, në këto kushte, ndeshja nuk duhej të ishte zhvilluar.
“Ngushëllime, gjej rastin për lojtarin. Është një humbje e madhe. Unë mendoj se kjo ndeshje nuk duhet zhvilluar sot. Jo vetëm për atë që ndodhi, por edhe për 24 orët e fundit, gjendjen psikologjike të lojtarëve dhe faktin që skuadra do të duhet të luajë sërish pas pak ditësh”, u shpreh Celmeta.
Ai foli edhe për situatën sportive të Tiranës, duke theksuar presionin e madh për shkak të pozicionit në fund të tabelës.
“Tirana është në presion të madh, sepse çdo ndeshje është një finale. Me prurjet e reja po shohim disa elementë pozitivë, por duhet kohë, sidomos nga ana e përgatitjes fizike”, tha ai.
Fjala e Roland Çelmetës:
“Tirana hyn te ekipet që është në presionin e madh sepse vet gjendja në fund të tabelës kërkon që çdo ndeshje kërkon ta ketë një finale. Me prurjet e reja kanë filluar të shohim anën pozitive, por do duhet kohë sepse nga përgatitja fizike ndoshta lënë për të dëshiruar.
Ngushëllime, gjej rastin për lojtarin. Një humbje e madhe, unë mendoj se kjo dneshje nuk duhet zhvilluar sot.
Për faktin, jo vetëm çfarë ndodhi por ky 24 orësh për lojtarët të cilët janë grumbulluar por dhe gjendjen me të cilën ndodhet sepse shoh skuadrën që do duhet të luaj ditë më vonë.”
