Pesë fitore radhazi për Yllin

Pesë fitore radhazi për Yllin
Golden Eagle Ylli ka radhitur pesë fitore pasi këtë herë mundi Vëllaznimin 90-86.

Scott Bamforth udhëhoqi vendësit me 25 pikë, teksa Jericole Hellens pati 22 sosh, më së shumti te mysafirët.

Me këto dy pikë Xhebrailat u ngjitën të pestët me 25 pikë, po aq sa Peja një pozitë në lart dhe Sigal Prishtina, një më poshtë.

Në xhiron e 18-të, ata i shkojnë kampionit, Trepçës, teksa Vëllaznimi i parafundit pret Borën.