Gazetari Halili analizon gjendjen e Partizanit: Ka qenë i pafat me dëmtimet në momentet kyçe

Gazetari sportiv Isa Halili, në një analizë për Partizanin, ka theksuar se problemet kryesore të skuadrës lidhen me dëmtimet e lojtarëve kyç, të cilët pritej të ishin shtylla e ekipit këtë sezon.

Sipas Halilit, dëmtimi i Prekës, kapitenit të skuadrës, ka qenë një goditje e fortë për të kuqtë, ndërsa edhe Skuka, i menduar si lider i sulmit dhe lojtari kryesor ofensiv, nuk ka mundur të japë kontributin e pritur për shkak të problemeve fizike.

Ai veçoi gjithashtu rolin e Kotos, duke e cilësuar si një lojtar shumë të rëndësishëm në mesfushë, i aftë të luajë si në rolin e “8”-shit ashtu edhe të “10”-shit, dhe që ndihmon skuadrën në hapësira të ngushta.

“Partizani ka qenë i pafat me dëmtimet në momentet kyçe”,- tha ai.