"Tirana ka shumë histori dhe emër për tu diskutuar rënia nga kategoria"/ Zyberaj: Këto tre pikë janë të rëndësishme

Moderatorja Anila Zyberaj, e ftuar në emisionin “Ora Sport”, ka komentuar garën në fundin e tabelës, duke theksuar rëndësinë e pikëve të fituara dhe betejën e fortë për mbijetesë.

Sipas saj, nga viti 2026 pritet një kampionat edhe më interesant, ndërsa rezultatet aktuale mbeten vendimtare për skuadrat në zonën e rrezikut.

“Këto pikë kanë shumë rëndësi. Nuk mund të themi se gjithçka është përfundimtare, por çdo pikë vlen sepse më vonë nuk do të ketë shumë kohë për rikuperim”, u shpreh Zyberaj.

Ajo theksoi se ndeshja e sotme ishte një finale për Tiranën, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga trajneri, dhe se fitorja mund të ndikojë ndjeshëm.

“Këto tre pikë japin më shumë motiv dhe moral. Shpresoj që një ekip me emër dhe histori si Tirana të mos e diskutojë më rënien nga kategoria”,- tha ajo.