30-vjeçari nga Mamurrasi/ "Makthi" taksistëve dhe marketeve: Arrestohet për 11 vjedhje
Grabitjet me armë dhe vjedhjet i kishte shndërruar në mënyrë jetese deri sa ra në pranga.
Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi gjatë vitit 2025 deri në janar i dyshohet se ka kryer 11 vjedhje, ndër to 7 nën kërcënimin e armës.
Gjurmët i kishte lënë në vazhdimësi, por kishte arritur ti shpëtonte policisë derisa e blutë arritën ta lokaliojnë dhe ndalojnë në Tiranë si pjesë e operacionit Kordinimi I drejtuar nga policia e Lezhës.
Policia thotë se në në pak më shumë se një vit 30 vjrcari kishte kishte grabitur dy karburanteve, një dyqani dhe 4 taksistëve nën kërcënimin e armës, ku dyshohet se ka përdorur një pistoletë lodër.
Gjatë kësaj kohe Emiljan Nikolli, alias Emiljan Lleshi ka kryer edhe 4 vjedhje të tjera, në markete e banesa.
Por jo vetëm kaq, 30 vjecari ishte përfshirë edhe në veprimtari të tjera.
Ai dyshohet se ka djegur pjesërisht një automjet në Tiranë dhe ka kanosur me fjalë ish-vjehrrën e tij.
Në moment e arrestimit, Nikolli u kap I shpqëruar nga nga një 42-vjeçar, I cili do të hetohet në gjendje të lirë pasi në banesën e të cilit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, armë gjahu, fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe aparat celular.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të 30-vjeçarit Aurel Luli, i cili akuzohet si bashkëpuntor i Emiljan Nikollit në veprimtarinë kriminale të grabitjeve me armë të shtirrë në disa qytete.
Policia e Lezhës thotë se nën drejtimin e prokurorisë vijon puna për dokumentimin e ngjarjeve.
