Noka: Kjo është fytyra e vërtetë e një regjimi që nuk qeveris, por sundon

Reagimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka

Me urdhër të narkokryeministrit Edi Rama, vegla e bandave kriminale e vendosur në krye të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka dhënë urdhër të hapur për dhunë, terror dhe arrestime arbitrare ndaj qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.

Sot, Policia e Shtetit ka konsumuar një akt të rëndë dhe të paprecedentë, duke ushtruar dhunë brutale ndaj qytetarëve të lirë, përfshirë perfshire vete efektive policie, gra edhe një fëmijë 10-vjeçar. Akte te tilla sot per sot ndodhin vetem Iran, ne regjimin qe po jep shpirt. Kjo është fytyra e vërtetë e një regjimi që nuk qeveris, por sundon; që nuk zbaton ligjin, por e përdor policinë si shkop gome kundër popullit.

Këto janë metoda tipike të regjimeve autoritare dhe kriminale që, kur ndihen të rrezikuara, godasin qytetarët dhe frikësojnë shoqërinë. Por populli opozitar nuk trembet, nuk nënshtrohet dhe nuk hesht.

Do të na kenë përballë çdo ditë, në çdo rrugë institucionale e demokratike, deri në çrrënjosjen e këtij regjimi kriminal. Ashtu si shefi i tij, Edi Rama, edhe Ilir Proda e ka rreze qafes  largimin nga detyra dhe shkuarjen ne burg.