INFLUENCERËT NË SKEMË TATIMORE/ Regjistrim me NIPT detyrim për të ardhurat nga aktivitetet online

Influencerët dhe videoblogerët që gjenerojnë të ardhura nga aktivitetet online do të trajtohen tashmë si biznese të rregullta. Regjistrimi me NIPT dhe deklarimi i fitimeve bëhen të detyrueshme, si pjesë e procesit të formalizimit fiskal. Paralajmërohen masa ndëshkuese për mosdeklarim. Të ardhurat do të gjurmohen përmes sistemit bankar

Aktivitetet e influcenerave dhe videoblogereve po hyjne zyrtarisht ne sistemin e formalizimit fiscal. Ata qe gjenerojnë të ardhura nga aktivitetet online do të trajtohen njësoj si çdo biznes tjetër, me detyrimin për t’u regjistruar në Qendren Kombetare te Biznesit dhe për t’u pajisur me NIPT

Sipas kontabilitit Arman Malo, ligji i ri nuk sjell ndryshime thelbësore nga ai i mëparshmi, por forcon zbatimin

Influencerët tashmë do të sillen si biznese tradicionale, duke deklaruar çdo fitim dhe duke u përfshirë në sistemin tatimor si çdo subjekt tjetër ekonomik.

Identifikimi teknik i faqeve dhe profileve që gjenerojnë të ardhura është një sfidë sipas tij.

Të ardhurat do të gjurmohen permes informacionit bankar, dhe kryqëzimit të të dhënave mes institucioneve.

Në momentin që një influencer pajiset me NIPT, ai fiton të drejtën të gjenerojë të ardhura nga çdo marrëveshje, por njëkohësisht ka edhe detyrimin t’i deklarojë dhe t’i nënshtrojë tatimit.

Nëse një individ refuzon të publikojë apo të dorëzojë të dhënat brenda afateve ligjore, ai rrezikon masa administrative dhe fiskale, deri në penalitete .Sipas ekspertëve, kjo nismë vjen si rezultat i formalizimit të tregut.