Skandali i aflatoksinës, Pilku: Nga ferma te fabrika, ja ku fshihet rreziku i vërtetë
Alarmi i ngritur së fundmi për praninë e aflatoksinës në qumësht ka vënë në lëvizje autoritetet shtetërore dhe ka shkaktuar shqetësim te konsumatorët.
Për të folur më tepër në lidhje me këtë temë, i ftuar në emisionin "Alert", në "Ora News", ishte Ilir Pilku, drejtor ekzekutiv, IPQ.
"Ministria e Bujqësisë , në tremujorin e fundit, filloi një akt veprimi, shumë shumë të rregullt, shumë normal në zbatim të ligjit. Pra, aflatoksina ishte çështja kryesore.
Dhe kuptohet që aflatoksina sulmohet ose operohet në, në fermën blegtorale, ëh, ose në zinxhirin primar, tek produkti, ëh tek produkti ushqyes për blegtorinë, pra, kryesisht për misrin.
Misri i prodhuar në Shqipëri apo ai misri i importit, dhe pastaj kuptohet që ëh veprimi kryesor është në në fermën blegtorale. Pra, po të shikosh pak edhe rregulloret e Bashkimit Europian, fabrika ëh, nuk është pjesë e penalizimit të aflatoksinës, por është pjesë për të identifikuar fermat blegtorale të cilat janë.
Që, të ushqimit. Të ushqimit, që i 2008-ës i ndryshuar, që një fabrikë që ka identifikuar aflatoksinë, ëh dhe është në mënyrë të shpejt, të shpeshtë, duhet të lajmërojë autoritetin përkatës për të vazhduar gjurmshmërinë dhe për të marrë masat përkatëse. Shiko, në në fabrikë tre janë praktikat që ndiqen.
Është higjena dhe siguria, pra gjithmonë, kjo është më kryesorja, siguria, që janë temperaturat e qumështit kur dorëzohet, testi për antibiotikë, ëh aflatoksina M1, vlerësimi organoleptik, ëh dhe ngarkesat mikro-mikrobiale.
Po. Pastaj vijmë në fazën e dytë që nuk ka lidhje më me, me atë pjesë të sigurisë ushqimore, që është cilësia teknologjike ëh e e e qumështit? Që lidhet me yndyrën, me proteinën, me densinë, pika e ngrirjes, aciditeti e të tjera.
Pastaj vijmë ke shëndeti i tufës që janë ato qelizat somatike.
Ne jemi te pjesa e parë, te siguria, pra higjena dhe siguria e lëndës së parë, e cila pastaj ndikon tek tek shëndeti i popullatës.
Kuptohet që një qumësht, dhe po të shohësh në planin operativ të një fabrike, ka korrektive, po ka edhe refuzime.
Pra kur vijmë te, te antibiotiku, kur vijmë tek që qelizat e, somatike të larta, aflatoksina, ka refuzim të marrjes së qumështit.
Pra, nuk ka korrektim. Ajo që unë kam, kemi parë, kemi identifikuar dhe nga takimet që kemi pasur me anëtarët e shoqatës, i ka bërë mirë sektorit.
Ç'do të thotë kjo që i ka bërë mirë sektorit? Sepse disa nga ato ferma të cilat janë identifikuar me aflatoksinë dhe i është refuzuar marrja e qumështit, kanë korrektuar problematikën. Pra, qumështi mbas një jave, 10 ditësh, ëh, i cili i është marrë, duhet ta themi këtë, i është marrë, ëh ka qenë brenda normave të lejuara.
Kur janë, kur kanë rezultuar analizat konform. Patjetër, për aflatoksinën.
Kur është konform i është marrë. Në momentin e parë që ka qenë mbi normën e lejuar, i është refuzuar.
Me formulën e ushqimit, duke shtuar elementë, duke, duke ndërruar bazën ushqimore që ka qenë, që ka qenë me me misër kryesisht.
Pra janë treguar më të kujdesshëm me me me me trajtimin e e e kafshëve në në stallë dhe mbas pesë, gjashtë ditësh ka ka rezultuar brenda normës.
Pra kjo mund ta them që i ka vlejtur dhe sektorit. Nuk mund të ecim dot kështu dhe unë do t'ju them vetëm një fakt që ne këto ditë dhe kolegja duhet ta të ta konfirmojë, ne kemi pasur ekspertët e, e sigurisë ushqimore nga Bashkimi Europian.
Dhe një nga fabrikat tona ka qenë dje nën kontrollin, gjashtë orë nën kontrollin e tyre.
Dhe janë impresionuar kanë dalë dhe mund ta them nga fabrika e Erzenit. Të impresionuar nga sistemi, nga mënyra operative, nga gjurmshmëria, teknologjia, cilësia.
Dua të them këtë që duhet të jemi krenar që inspektorët e Bashkimit Europian japin këto vlerësime dhe jo t'i njollosim, prandaj unë e përmenda, dhe jo t'i t'i japim baltë ëh për zbatim ligji.
Këtu është vetëm zbatim ligji, nuk është asnjë gjë më shumë ose më pak.
Të gjithë, të gjithë fundorët te shteti shkojnë. Pra, fundori i fabrikës që respekton ligjin, sepse respekton ligjin e shtetit. Patjetër.
Ai bujku, ai blegtori që jep atë bazë ushqimore, përsëri fundori te shteti shkon, sepse shteti ka lejuar në doganë një misër i cili ka, ka aflatoksinë.
Në momentin që ne dy shoqatat u bashkuam, diskutuam në ministri, me ministrin e ri, ne patëm një reagim shumë pozitiv. U bllokua, u bllokuan, nuk e di se sa vazhdon.
Por u bllokuan një sasi shumë e madhe misër importi me origjinë nga Serbia", u shpreh Pilku.

