Skandali i aflatoksinës/ Reka: Si misri i importuar po çon drejt falimentit blegtorët shqiptarë

Një krizë e heshtur po godet rëndë sektorin e blegtorisë në Shqipëri.

Misri i importuar, i dyshuar si i kontaminuar me aflatoksinë, po shkakton dëme të pallogaritshme ekonomike për fermerët, duke i çuar ata në prag të falimentit.

Shkaku kryesor, sipas Indrit Rekës, Sekretar i Përgjithshem, BPQ, i cili ishte i ftuar në emisionin "Alert", në "Ora News" është mungesa e kontrolleve rigoroze në pikat doganore, një hallkë e dobët që po rrezikon një sektor të tërë strategjik.

"Shoqata jonë ka blegtorë në të gjitha rajonet e Shqipërisë, kështu që jemi në ta azhurnuar mbi problematikën.

Po për të bërë një panoramë, domethënë, lopa prodhon qumështin mbi bazën e ushqimit që merr. 

Mbi atë që ushqehet, ai do jetë dhe prodhimi. Çfarë ndodh? 

Shumica e misrit që importohet nga Serbia, po nga cilido vend, nëse nuk kontrollohet në doganë, siç kontrollohen mallrat shqiptare kur eksportohen, atëherë ky mall prezumohet që është në cilësinë e duhur, se është i paguar me vlerë.

Nuk është një produkt që e kanë falur. Dhe duke pasur parasysh që blegtorët nuk janë shtresa më e fortë ekonomike, për mos me thënë më në gjendjen më të vështirë. Dhe ky produkt do ushqehet kafsha dhe do dali prodhimi.

Çfarë ndodh? Ku është problemi me aflatoksinën dhe kush është më i godituri nga ky problem?

Konkretisht është blegtori. Edhe nëse ndodh që një blegtor të ketë probleme me aflatoksinën, detyrohet të ndryshojë dietën, ushqimin e kafshës. Që përkthehet në çfarë? Përkthehet në kosto.

Në rënie e rendimentit, sepse në qoftë se e heq sasinë e misrit do bjerë prodhimi.

Se ne si diskutim teknik nuk e kuptojmë këtë.

Dhe kjo përkthehet në kosto. Shtoji antimykotikun, kosto ekstra. Shtoji edhe negocimin e çmimit.

Kur krijohet një precedent ose një problematikë, përkthehet edhe në çmim.

Të treja janë kosto që në gjithë zinxhirin, në gjithë problematikën e aflatoksinës, i pari që goditet dhe i fundit që goditet më fort, është fermeri, është blegtori.

Duhet të diskutoj diçka tjetër, në panoramën e vetë produktit, fermeri që ka lopën dhe prodhon qumështin, nuk është një produkt që mund të mbahet në ruajtje gjashtë muaj, tetë muaj.

Nëse nuk merret në moment, digjet. Dhe nëse digjet për një shtresë që është në kushte ekstreme, bëhet ndryshe negocimi në krahasim me dikë që ka stoqe dhe mund ta menaxhojë mënyrën dhe organizimin e e produktit.

Si mund të zgjidhet ky problem? Duke plotësuar kriteret e ligjit, të kontrollohet në doganë. U bë njëherë një reformë dhe u ndalua një sasi e misrit.

Pse mos të vazhdohet? Pse duhet të ketë treg të lirë? Çfarë ndodh edhe me ata që sjellin mallin në Shqipëri?

Kur e dinë që s'ka kontrolle, patjetër që cilësia e produktit që do sjellin me çmim që blihet, nuk do jetë cilësi, se s'ka kontrolle, ai e di që s'do ketë kontrolle.

Dhe këtë do e mbulojë edhe për personin nga Serbia që shet produktin, edhe për Vendaliun, edhe për qytetarin, edhe për të gjitha shtresat, koston do e mbulojë blegtori.

Po bëhet fjalë që po flasim për faliment të sektorit të prodhimit të qumështit. Dhe në qoftë se sfidë do jetë Bashkimi Europian për plotësimin e standardeve, shoqata jonë është duke punuar fort për me përpjekur blegtorët që të arrijnë një farë standardi që mos të eliminohen të gjithë, por ky, gjithë ky proces e nxit eliminimin e sektorit të prodhimit të qumështit", u shpreh Reka.