Sulaj: Rreziku i fshehur në gotën e qumështit, ja si përmbytjet rritën alarmin për aflatoksinë

Përmbytjet e fundit që kanë prekur vendin mund të kenë sjellë një pasojë të rrezikshme dhe të padukshme për shëndetin publik, rritjen e nivelit të aflatoksinës në qumësht dhe në produktet e tjera blegtorale.

Kapllan Sulaj, Dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, UBT, i ftuar në emisionin "Alert" në "Ora News", u shpreh se situata e krijuar nga lagështia e lartë dhe përmbytja e tokave bujqësore dhe hambarëve ka krijuar kushtet ideale për zhvillimin e mykut, i cili është burimi kryesor i kësaj substance toksike.

"Problemi është më mjaft më kompleks. Ju referuat misrit dhe drithrave. Në fakt janë shkaktarët kryesorë të të myqeve dhe të gjinisë Aspergillus që prodhon pikërisht aflatoksinën.

Kryesisht dy gjinive Aspergillus flavus dhe parasiticus.

Por thashë që problemi është më kompleks për faktin sepse ka edhe dhe ushqime të tjera që transmetojnë myqe.

Është silazhi, është sana. Në në këtë kohë është kashta, e cila në periudhën e dimrit kultivon, favorizon rritjen e myqeve dhe njëkohësisht edhe praninë e aflatoksinës.

Kështu që, në periudhën e dimrit lopët, gjëdhi kryesisht, por dhe kafshët e tjera që prodhojnë qumësht, janë të ekspozuara më shumë me ngarkesë mikotike dhe njëkohësisht me aflatoksinë.

Faktin sepse, ndriçimi diellor, lagështia. Mos harrojmë që Shqipëria ka qenë në një gjendje ku shumica e vendit dhe ultësirave ka qenë në efektin e përmbytjeve, që e shtuar akoma më tepër rastet e infeksioneve dhe kontaminimeve mykotike për shkak të përqindjes së lartë të lagështisë.

Mund të ketë hyrë ujë në vendet e hambarët ku ruhen drithërat dhe dhe ushqimet për kafshë. Njëkohësisht të gjithë baza ushqimore ka qenë nën efektin e ujit.

Dhe kështu, , natyrisht ne do presim, është një një situatë e cila ka qenë emergjente në të gjithë vendin, që reflektohet në këtë rast edhe në në nivelin e aflatoksinës ndoshta të qumështit që prodhohen në në zonën e Myzeqesë, sepse ka shumë ultësirë", u shpreh Sulaj.