Berisha thirrje policisë: Mos u bëni shërbëtor të kryeministrit/ Lironi 25 të arrestuarit
Kreu i PD në një deklaratë në selinë blu ka bërë një thirrke për policinë të mos bëhen “shërbëtorë dhe ushtarë të kryeministrit”.
Ai shtoi se protestuesit do të përleshen me Ramën, e jo vetëm me policinë, ndërsa ka bërë thirrje për lirimin e 25 personave të shoqëruar.
Sali Berisha: E garantoj që protestuesit do të përleshen me Edi Ramën, mos ndërse policinë kundër protestuesve, i bëj thirrje policëve mos u bëni ushtarë shërbëtorë të një njeriu që nuk ka ligje dhe as moral, mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së tij e ka të vjedhur.
Me këtë betejë, do të jetë kilometri ynë i fundit, kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë që në absolute me gjithë dokumentacionin nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje vetëm me urdhër të Edi Ramës.
NJOFTIM PËR SHTYP
Berisha: Rama kërkoi përleshje, e garantoj se demonstruesit do përleshen me të! Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë!
Tani, përkundrejt qëndrimit qytetar, guximtar të protestuesve, narkopolicia përdori në agresivitet absolut, mjetet e dhunës, sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit me gaze helmuese, me topa uji dhe me mjete të tjera.
Domethënë, Edi Rama kërkonte përleshjen e policisë, e demonstruesve me policinë.
E garantoj që demonstruesit do të përleshen me Edi Ramën.
Dhe i them këtu, mos ndërse policinë kundër protestuesve.
U bëj thirrje policëve, mos u bëni ushtarë, shërbëtorë të një njerui që nuk ka ligj as moral.
Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që çdo tullë të shtëpisë së vet e ka të vjedhur.
Mos u bëni shërbëtorë të një njeriu që është armik i egër i çdo shqiptari.
Sot duhet të ndjeheni krenarë për aktin tuaj.
Duhet të betohemi se me këtë betejë, kilometri ynë i fundit do jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjera.
Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute me të gjithë dokumentacionin, nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë aty vetëm si akt urrejtje me urdhër të Edi Ramës.
U kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që vjen në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Nuk mundet kurrë një popull me asgjë.
Ju e patë vetë, ju ishit vetë aty.
Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës për 30 minuta atë që meritonte.
Absolutisht kjo gatishmëri do vazhdojë.
Ne këtë betejë do e vazhdojmë.
Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal, e këtij narkoregjimi, e këtij armiku të shqiptarëve dhe të Shqipërisë.
Asgjë nuk e shpëton më këtë.
Asgjë nuk e shpëton.
Fatin e Enver Hoxhës do ketë.
Berisha: Protesta e arriti plotësisht qëllimin! Nuk do ndalemi gjer në rrëzimin e Ramës
Zoti Berisha, a e arriti qëllimin protesta sot?
Sali Berisha: Plotësisht. Beteja me diktaturën nuk është një ndeshje futbolli, jo.
Mos e merrni kështu.
Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme.
Është një betejë e pandërprerë.
Është një betejë, të cilën të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurat, të mundshme, do ta fitojnë.
Protesta e radhës kur do jetë?
Sali Berisha: Do e njoftojmë protestën e radhës dhe variantet e saj.
Por ne tani jemi në fushë betejë dhe absolutisht nuk ndalemi gjer në rrëzimin e tij.
