Pavarësisht tensioneve me Berishën dhe Nokën/ Ervin Salianji i bashkohet protestës së PD-së

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka mbërritur në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Demokrati është i shoqëruar nga disa mbështetës të tij. Pranë Salianjit qëndrojnë Valbona Mëhilli, Ilir Vrenozi, por edhe persona të tjerë që mbështesin kauzën e tij.

Kujtojmë se prej disa muajsh mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka një krisje të marrëdhënieve të tyre.

Pavarësisht tensioneve me Berishën dhe Nokën/ Ervin Salianji i

Salianji organizon herë pas here takime me demokratët, ku kritikon lidershipin e PD. Kreu i PD, Sali Berisha thotë se Salianji është vetëpërjashtuar nga partia.

VIDEO – LIVE - JA ÇFARË PO NDODH NË TIRANË