Sot seancë plenare në Kuvend, votohet marrëveshja e pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën

Kuvendi ka miratuar sot kërkesën e grupit parlamentar të PS për zhvillimin e seancës plenare ditën e sotshme në ora 10:00, për miratimin e marrëveshjes.

“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e enjte, datë 22 janar, ora 10:00. (Urdhër nr. 4, datë 21.1.2026, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vetë zyra e Kuvendit e ka bërë publike agjendën e punimeve, nga kryetari Peleshi.

“Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”, thuhet në rendin e ditës, ku priten edhe diskutime.

Ende nuk dihet qëndrimi i Partisë Demokratike nëse do e votojë këtë kërkesë, por deri pasdite vonë selia blu bënte me dije se nuk kishte marrë asnjë njoftim nga Kuvendi për seancë plenare të enjten, pasi ajo e radhës ishte parashikuar në kalendar më 27 janar.

Rendi i ditës është si më poshtë:

“Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

(Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2, dhe nenit 121, pika 1, të

Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

-Pyetje

-Shprehet nismëtari

-Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme

-Diskutime”.

Sot seancë plenare në Kuvend, votohet marrëveshja e pranimitSot seancë plenare në Kuvend, votohet marrëveshja e pranimit