LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, pritet të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2026, 10:12
Seanca plenare ditën e sotme ka nisur.
Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën në Kuvend.
Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që vendi ynë i përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e këshillit themelues të Bordit të Paqes.
