23% E TË SAPO-ARSIMUARVE EMIGROJNË! Pirro Prifti: Rritja e pagave, shpresë për frenimin e profesionistëve
Sipas raportit të BERZH, mbi 23% e të rinjve të arsimuar kanë emigruar gjatë vitit të fundit. Profesori Pirro Prifti thekson se largimi i profesionistëve ndikon negativisht në standardin e profesioneve në Shqipëri, megjithëse ky trend ka shënuar rënie. Ai nënvizon se përmirësimi i pagave në disa profesione, veçanërisht në mjekësi, po rrit kërkesën dhe mund të ndihmojë në frenimin e emigracionit të të rinjve.
Mbi 23% e të rinjve të arsimuar gjatë vitit të fundit kanë emigruar jashtë vendit, sipas raportit më të fundit të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
Ekspertët e konsiderojnë këtë fazë të emigrimit si përpjekje për një jetë më të mirë
Prof.Dr. Pirro Prifti thotë se largimi i profesionistëve sjell pasoja shqetësuese për standardin e profesioneve në Shqipëri,por trendi ka rene.
Profesori thotë se disa profesione kanë nisur të paguhen më mirë, çka po rrit kërkesën për to dhe po krijon shpresë për frenimin e emigracionit.
Një nder to për profesorin është dhe profesioni i mjekësise ku rritja graduale e pagave mund të ndikojnë që të rinjtë të zgjedhin të qëndrojnë në vend.
