Veliaj flet për drejtësi, ndërsa ndodhet pas hekurave me 13 akuza

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kujton sot 21 Janarin si një nga ditët më të errëta që përgjakën kryeqytetin, duke kërkuar drejtësi për katër protestuesit e vrarë.

Duket se ka harruar se vetë përballet me 13 akuza penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futjen e sendeve në burg.