Reshje dëbore dhe erë e fortë në Boboshticë–Dardhë, vështirësohet qarkullimi

 

Reshjet intensive të borës dhe era e fortë po komplikojnë qarkullimin në aksin Boboshticë–Dardhë.

Nga inspektimi në terren, kontraktori po punon për pastrimin dhe kriposjen e rrugës, por situata mbetet e vështirë në disa segmente.

Autoritetet rekomandojnë përdorimin e zinxhirëve dhe qarkullim me kujdes për të gjithë drejtuesit e automjeteve.