Mblidhet Kuvendi i Kosovës/ 355 delegatë vendosin fatin e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të mbajë Kuvendin e Përgjithshëm më 31 janar, ku kryetari aktual Lumir Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim nga 355 delegatët e partisë.
Ky hap vjen pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ku partia siguroi 13.24% të votave dhe 15 ulëse në Kuvend.
Sipas zëdhënësit të LDK-së, Besian Mustafa, statuti i partisë ia lejon kryetarit të kërkojë votëbesim dhe vetëm pas këtij procesi mund të hapet rruga për zgjedhje të reja brenda partisë, përfshirë shpalljen e kandidaturave për kryetar.
Në mbledhjen e kryesisë u diskutua edhe rasti i Xhafer Tahirit, i cili kishte nënshkruar një koalicion parazgjedhor lokal me Lëvizjen Vetëvendosje për komunën e Vushtrrisë.
Mustafa sqaroi se çdo masë disiplinore ndaj Tahirit është kompetencë e kryetarit Abdixhiku.
Po ashtu, LDK ka paralajmëruar masa politike ndaj zyrtarëve të saj që rezulton se janë përfshirë në manipulime të votave, pas rinumërimit në 10 komuna, duke theksuar se shkeljet nuk do të tolerohen.
