Pas një shekulli, gjuha shqipe rikthehet në liturgji
Për herë të parë pas gati një shekulli, liturgjia u mbajt në shqip në RMV. Ujërat e Radikës u bekuan në gjuhën amtare në Rekën e Epërme. Ngjarja shënon një moment historik fetar, kulturor dhe njerëzor.
Një ngjarje e rrallë dhe me domethënie të thellë u shënua në Maqedoninë e Veriut. Këto foto të publikuar nga djali i ish presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani.
Duke deshtuar se për herë të parë pas thuajse një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujërave u zhvilluan në gjuhën shqipe.
Në brigjet e Radikës, në zemër të Rekës së Epërme, zëri i At Nikoll Kedhit u përhap mes maleve, duke sjellë një mesazh që shkonte përtej ritit fetar një rikthim i kujtesës, identitetit dhe shpirtit të komunitetit.
Bekimi i ujërave nuk ishte vetëm një akt simbolik fetar, por një moment që preku historinë dhe ndërgjegjen kolektive, duke lidhur brezat dhe duke riafirmuar rrënjët kulturore e shpirtërore të shqiptarëve të kësaj treve.
Ngjarja u bë e mundur falë iniciativës së ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, dhe peshkopit të Antaninskit, Partenij, të cilët kontribuuan për realizimin e këtij momenti historik.
Bekimi i ujërave të Radikës në gjuhën shqipe përfaqëson një dëshmi të fortë të bashkëjetesës, tolerancës ndërfetare dhe ruajtjes së identitetit, duke shënuar një kapitull të ri në historinë shpirtërore të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
