Von der Leyen: Të ndalohen eksportet e teknologjive kritike drejt Iranit

Bashkimi Evropian njofton ndalimin e eksporteve të teknologjisë kritike të dronëve dhe raketave në Iran.

“Evropa qëndron në solidaritet të plotë me gratë dhe burrat e guximshëm të Iranit që po rrezikojnë jetën e tyre për të kërkuar liri për veten e tyre dhe brezat e ardhshëm”, shkruan presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në X.

“BE-ja ka vendosur tashmë sanksione të gjera ndaj Iranit për shkelje të të drejtave të njeriut, përhapje bërthamore dhe mbështetje për luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Sot, ne po propozojmë të ndalojmë eksportet e mëtejshme të teknologjisë kritike të dronëve dhe raketave”, shtoi ajo.

“Së bashku me përfaqësuesen e Lartë të BE-së Kaja Kallas, ne po përgatisim gjithashtu sanksione të reja në përgjigje të shtypjes së vazhdueshme dhe brutale të protestuesve nga regjimi”, theksoi ajo.