ASNJË MUNDËSI NUK ËSHTË E MBYLLUR/ Britania e Madhe diskuton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

Qeveria Britanike po diskuton të gjitha mundësitë e ndalimit të minorenëve në rrjetet sociale. Kryeminsitri Britanik ka theksuar se asnjë prej mundsëive nuk përjashtihet duke lënë të hapur një vendim të ngjashëm si ai i Asutralisë

Qeveria Britanike po planifikon një paketë masash të reaj për të rritur sigurië online te fëmijëve, duke përfshirë edhe mundësinë e  ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale për ata nën një moshë të caktuar, një ide e frymëzuar nga një ligji i fundit në Australi që ndalon përdorimin e platformave sociale për të rinjtë nën moshën 16 vjec.

Siç ka deklaruar dhe kryeministri Keir Starmer ‘asnjë mundësi nuk është e mbyllur’ duke lënë të hapur edhe idenë e një ndalimi të plotë në këtë drejtim.

Qeveria gjithashtu ka nisur dhe një konsultim publik për këtë temë, duke ftuar prindërit, ekspertët dhe të rinjtë të japin mendimet e tyre mbi mënyrat më efektive për të mbrojtur fëmijët në mjedisin digjital.

Pjesë e diskutimeve është edhe rishikimi i moshës së konsensusit digjital aktualisht 13 vjec dhe përforcimi i kontrolleve të moshës për tu siguruar që përdoruesit e vegjël nuk hyjnë në platformat sociale pa verifikim adekuat.

Starmer ka theksuar gjithashtu se teknologjia ka potencial të madh për të sjell përfitime, por rreziku që sjell ‘si krahasimi me të tjerët dhe lundrimi i pandërprer’ nuk duhet nënvlersuar.

Ministrat do të udhëtojnë në Auatrali për të studiuar efektet e ndalimit që hyri në fuqi atje vitin e kaluar, përpara se të vendosin për hapat konkretë në Britani.

Ndërkohë po konsiderohen edhe masa të tjera përfshirë ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla dhe heqjen e vecorive që nxisin përdorim të shtuar të platformave, si ‘ infinite scrolling’.

Ky është një moment kyc në debatet mbi të drejtat e fëmijëve në epokën digjitale dhe balancimin e lirive individuale me nevojën për mbrojtje ndaj dëmeve sociale e psikologjike që mund të shkaktojnë platformat e mëdha të rrjeteve sociale.