SPAK mbyll hetimet, Elvis Roshit i komunikohet akuza për shpërdorim detyre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2026, 09:57
Elvis Roshi paraqitet në SPAK.
Në praninë e avokatit të tij Andi Skënderi, Roshit pritet t’i komunikohet mbyllja e hetimeve.
Ai është marrë i pandehur për shpërdorim detyre në kohën kur ka drejtuar bashkinë Kavajë.
Abuzim me tenderat, konkretisht për dëm ekonomik prej 33 milionë lekësh. Po ashtu ai po hetohet edhe për krime zgjedhore ku pak ditë para zgjedhjeve parlamentare te 11 majit te vitit 2025 iu sekuestrua celulari.
