RENDI I DITËS/ Kuvendi hap sot sesionin e ri, ja çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi do të hapë këtë të hënë sesionin e ri, pas pushimeve disa javore.

Mësohet se punimet e sesionit të ri parlamentar do të nisin me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve në orën 11:00, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, ndërsa në orën 17:00 deputetët do të mblidhen në seancë plenare.

Një nga çështjet kryesore pritet të jetë debati për arrestimin e ministres Belinda Balluku, për të cilën Këshilli i Imunitetit do të mblidhet më 28 janar, ndërsa Kushtetuesja zhvillon seancë më 22 janar.

Përsa i përket reformave, ato zgjedhore dhe territoriale mbeten pezull, me socialistët që kërkojnë mbylljen e tyre para korrikut.

Opozita ka bojkotuar këto reforma që në dhjetor dhe nuk është ende gati të rikthehet në tryezë. Socialistët kërcënojnë me zbatimin e planit të tyre pa konsensus, ndërsa BE ka kërkuar gjithëpërfshirje.

Po ashtu në rend dite parashikohet, miratimi i procesverbalit të seancës së datës 18 dhjetor 2025, si dhe njoftime.

RENDI I DITËS/ Kuvendi hap sot sesionin e ri, ja çfarë pritet