VIDEO/ Tragjedia nga përplasja e trenave në Spanjë, Rama i shpreh ngushëllimet për viktimat homologut Sanchez
Një tren, i cili ishte nisur dje nga Malaga në orën 18:40 me destinacion stacionin Puerta de Atocha të Madridit, me 317 pasagjerë, nxori nga shinat tre vagonët e tij të fundit duke u përplasur me një tjetër tren Renfe që shkonte në Huelva, i cili gjithashtu doli nga shinat.
Përplasje fatale e trenave të shpejtësisë së lartë në Spanjë ka shkaktuar sipas raportimeve 39 viktima dhe 73 të plagosur ku 24 prej tyre janë në gjendje të rëndë, nga të cilët katër janë të mitur.
Një numër i madh forcash shpëtimi mbërritën në vendngjarje duke u përpjekur të nxjerrin njerëzit e bllokuar nga rrënojat.
Sipas ministrit spanjoll të Transportit, Oscar Puente, linja ku ndodhi tragjedia ishte modernizuar së fundmi.
Ai tha të hënën se aksidenti hekurudhor në Adamuz (Córdoba) është “i çuditshëm dhe i vështirë për t’u shpjeguar” pasi treni që shkaktoi aksidentin është relativisht i ri dhe infrastruktura është rinovuar kohët e fundit.
Ndërkaq më shumë se 200 trena janë prekur nga pezullimi i trafikut hekurudhor në linjat me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe qyteteve andaluziane të Seviljes, Kordobës, Malagës dhe Huelvës.
❗️???????? Dos trenes de alta velocidad descarrilan en Adamuz, Córdoba.
— ???????????????????????????????? (@The_Libertax) January 18, 2026
El servicio entre Andalucía y Madrid queda suspendido.
Hay muchos heridos y al menos dos muertos. pic.twitter.com/iTTLR8LO2A
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas tragjedisë në Spanjë, ku si pasojë e një aksidenti tragjik hekurudhor humbën jetën 24 persona.
Reagimi
Me trishtim të thellë kam marrë lajmin për aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Adamuz.
Në emër të popullit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe solidaritetin tim me popullin dhe Qeverinë e Spanjës në këtë moment dhimbjeje.
Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit e tyre dhe me të gjitha ekipet që po punojnë pa u lodhur në përballimin e kësaj tragjedie.
Dear Pedro @sanchezcastejon
— Edi Rama (@ediramaal) January 19, 2026
He recibido con profunda tristeza la noticia del trágico accidente ferroviario ocurrido en Adamuz.
En nombre del pueblo de Albania y en el mío propio, quiero expresar mis más sentidas condolencias a las familias de las víctimas y mi solidaridad con…

