Macron i shqetësuar për s*lmet në Siri: Pa armëpushim, s’ka mbështetje nga BE

Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi të dielën se ka biseduar me Presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, për të shprehur shqetësimin e tij lidhur me sulmet e vazhdueshme të qeverisë siriane ndaj forcave kurde të mbështetura nga Perëndimi.

Macron, i cili përfaqëson Francën në përpjekjet ndërmjetësuese mes Damaskut dhe kurdëve, tha se sulmet duhet të ndalen dhe se as Franca dhe as Bashkimi Europian nuk mund të mbështesin vazhdimin e një qasjeje të tillë.

“Një armëpushim i qëndrueshëm është i domosdoshëm dhe duhet të arrihet një marrëveshje. Njësi dhe stabiliteti i Sirisë varen nga kjo,” shkroi Macron në një postim në X të dielën.