Kriza e Groenlandës: The Guardian analizon dilemën e Evropës mes SHBA-së dhe Trump

Kriza në Groenlandë po shihet gjithnjë e më shumë si një provë për unitetin e NATO-s dhe aftësinë e Evropës për t’i rezistuar presionit të SHBA-së. Sipas një analize të The Guardian, udhëheqësit evropianë i janë nënshtruar shumicës së kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump, nga rritja e shpenzimeve të mbrojtjes deri te qëndrimet ndaj Ukrainës, por Groenlanda përbën një “vijë të kuqe” për shkak të çështjes së sovranitetit territorial.

Ekspertët theksojnë se Evropa ndodhet në disavantazh diplomatik për shkak të varësisë së saj nga SHBA-ja në fushën e sigurisë, gjë që e bën të vështirë një kundërshtim të fortë ndaj Uashingtonit. Ndërkohë, presioni mbi Danimarkën dhe Groenlandën është rritur, ndërsa Trump mbetet i vendosur për të marrë kontrollin e ishullit, duke e justifikuar interesin e tij me arsye të sigurisë kombëtare dhe ambicie personale.

BE-ja ka reaguar me hapa diplomatikë dhe simbolikë, përfshirë forcimin e pranisë politike dhe financiare në Groenlandë, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se ishulli mund të mbështetet tek BE-ja politikisht, ekonomikisht dhe financiarisht.