Vetëm 44 orë në Groenland/ Ushtarët gjermanë largohen papritur nga ishulli, ja cilat janë dyshimet e këtij dislokimi...
Ushtarët gjermanë që kishin mbërritur në Groenland janë larguar papritur vetëm 44 orë pas mbërritjes së tyre, duke lënë në mes të habitur autoritetet lokale dhe vetë trupat.
Vetëm një ditë më parë, autoritetet në Berlin kishin deklaruar se 15 ushtarët gjermanë do të qëndronin në ishull për një periudhë më të gjatë se ajo fillestare.
Sipas raportimeve të gazetës Bild, vendimi për largimin u mor të dielën në mëngjes pa iu dhënë ndonjë shpjegim trupave, me urdhrin e thjeshtë: “Kthehuni”.
Të gjitha takimet e planifikuara për ditën e sotme në Groenland u anuluan menjëherë.
Për momentin mbetet e paqartë nëse ky vendim lidhet me kërcënimet e presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj tetë vendeve europiane, përfshirë Gjermaninë, të cilat kishin dislokuar trupa në Groenlandë, apo nëse largimi ka arsye të tjera operative apo diplomatike.
Ngjarja shton tensionet ndërkombëtare rreth situatës strategjike të Groenlandës dhe rolin e saj në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Evropës.
