Macron koordinon përgjigjen me liderët e BE: Do aktivizojmë mekanizmin kundër presionit ekonomik
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron synon të propozojë aktivizimin e mekanizmit evropian për hakmarrje ekonomike kundër vendeve të treta që ushtrojnë presion ekonomik mbi vendet e bllokut të vetëm për të ndikuar në vendimet e tyre politike.
Sipas qarqeve të Elizesë, presidenti francez do të jetë në kontakt me homologët e tij evropianë gjatë gjithë ditës për të koordinuar përgjigjen evropiane ndaj kërcënimeve të papranueshme tarifore të Presidentit të SHBA-së Trump.
Mediat e huaja shkruajnë se, qasja amerikane ndaj çështjeve ngre pikëpyetje në lidhje me vlefshmërinë e marrëveshjes tarifore të arritur verën e kaluar nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Së fundmi, burimet diplomatike franceze vënë në dukje se aktivizimi i mekanizmit evropian të hakmarrjes nuk kërkon unanimitet të shteteve anëtare, por një shumicë të kualifikuar, dhe se përmes këtij mekanizmi mund të merren vendime në lidhje me projektet e investimeve, si dhe pjesëmarrjen e kompanive të vendeve të treta në tregjet evropiane të prokurimit publik.
