Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS/ Abilekaj: Propagandë për të mbuluar dështimet në integrimin në BE

Në një mbledhje maratonë me grupin parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një sërë kritikash të ashpra ndaj institucioneve, ka kërkuar reformë kushtetuese dhe ka ripërsëritur idenë për uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 100.

Ndryshe nga herët e tjera, kreu i qeverisë zgjodhi të mos u përgjigjej akuzave të opozitës, por u fokusua në një analizë të brendshme që nxori në pah probleme të thella institucionale, duke përfshirë kritika të forta për RTSH-në, deri në përmendjen e mbylljes së saj, si dhe për Ministrinë e Jashtme.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", Enton Abilekaj, nga Dosja.al, tha se kjo lëvizje e Ramës interpretohet si një manovër propagandistike. Qëllimi duket se është të tregojë se qeveria po punon fort dhe se objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk është harruar, në një kohë kur perceptimi publik për një rënie të kryeministrit po rritet. Megjithatë, brenda të njëjtit fjalim u shfaq një kontradiktë e thellë, ku u tha se objektivi i integrimit të plotë në BE “duhet harruar” dhe se duhet folur për faza integrimi. 

"Mendoj që është vetëm një mbledhje propagandistike për të treguar shqiptarëve që tani e shohin se si Edi Rama është duke rënë, se qeveria po punon fort dhe objektivi i BE-së nuk është harruar.

Pavarësisht se po brenda asaj mbledhje tha që objektivi i BE-së i integrimit të plotë në BE duhet harruar, apo jo?

Se, tregoi fazat e integrimit në BE. Një.

E dyta është tregoi dështimet e mëdha që ka dhe tregoi punën e madhe që që duhet të bëjë Shqipëria për të hyrë në BE, e cila nuk është një punë që mund të mbyllet brenda 2027-ës, as brenda 2000 brenda 2028-ës.

Vetë me parashtrimet e kryeministrit, ne pamë që ishte e pamundur të ndodhte sepse jemi shumë larg.

Dhe për shembull, RTSH-ja që përmendi ai, është një nga kushtet e Bashkimit Europian. Dhe një RTSH me borxhe dhe në prag falimentit, aq më tepër e mbyllur, nuk do të pranohet nga Bashkimi Europian.

E dyta, Ministria e Jashtme është një që është dhe ministria për Europën, e cila, të cilin ai renditi dhe dështimet, besoj që është një përgjegjësi e tij personale që që ka dështuar, sepse është nga ministritë më të rëndësishme të një qeverie, por është gjithashtu një ministri e cila ndikon shumë në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, sepse i ka rënë kontaktet në BE.

Dhe kur të jesh anëtar i BE-së, është kush nuk do pranojë që në Ministrinë e Jashtme shqiptare që është duke hyrë në Bashkimin Europian, ëh të jenë të punësuar të gjithë të afërmit e kriminelëve të Shqipërisë për t'u bërë qoka atyre për zgjedhjet, apo jo?

Kështu që, fjala e kryeministrit ishte vetëm për të treguar që ne jemi të fokusuar te Bashkimi Europian, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara nuk na duan, ëh dhe po ecim shpejt në këtë rrugë se këta na duan, këta s'na duan. Po mundohet të luajë me këto ëh ëh institu me me vendet perëndimore, me me peshën e vendeve perëndimore, ëh duke parë se në arenën ndërkombëtare tashmë ka një mosmarrëveshje mes tyre.

Por kjo lojë pinzari që mundohet të bëjë kryeministri, në fakt nuk reflektohet fare në atë që Shqipëria, marrëdhëniet institucionale që Shqipëria i ka me këto vende. Në në zhvillimin e Shqipërisë dhe në ë gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë një vend europian.

Ne e shohim sa larg jemi, sa më shumë ata na shohin ne dhe na na pasqyrojnë neve. Kështu që besoj që ishte një mbledhje ë propagandistike që nuk arriti dot të tregonte se qeveria është duke punuar as se parlamenti është duke punuar. E vetmja gjë që mund të arrijë kjo mbledhje është që ato urdhra që dha zoti Rama për reformimin e kuvendit, heqjen e fjalës së për opozitën për çështje procedure, edhe moslejimin e deputetëve të opozitës të protestojnë në sallë, pra heqjen e të drejtave të tjera që ka opozita në parlament", u shpreh Abilekaj.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë: