NATYRA PO NA KTHEN “KUSURIN”! Eksperti: Të zbatohet parimi “ndotësi paguan” për mbetjet sheshit

Plastika dhe mbeturinat që u çliruan nga përmbytjet po mbulojnë tashmë plazhet, pasi deti po kthen në breg gjithçka që lumenjtë grumbulluan ditët e fundit. Ekspertët thonë se zbatimi i ligjit dhe ndërgjegjësimi janë të domosdoshme për të shmangur përsëritjen e situates pas cdo stuhie.

Pamje të ngjashme ku shishe plastike bllokuan kanalizime u fiksuan gjatë përmbytjeve, ndërsa tashmë që situata u qetësua, qelqi e materiale të tjera të ngurta po mbulojnë plazhet pasi deti po i kthen pas në breg pas vërshimit të lumenjve që i grumbullojnë në zonat ku kalojnë.

Eksperti i mjedisit Meivis Struga i cilëson dëshmi të mungesës së ndarjes së mbetjeve në burim, infrastrukturës së dobët të riciklimit dhe moszbatimit të ligjit.

Kryeministri Edi Rama, në disa reagime, fajësoi qytetarët për mbetjet e hedhura në kanalet kulluese, duke i cilësuar si shkak për përmbytjet, ndërsa në podcastin e parë për vitin 2026 paralajmëroi forcimin e masave ndëshkuese për këtë fenomen.

Eksperti Struga thekson se Shqipëria ka një kuadër ligjor që nga tetori është i përafruar me standardet europiane, por problemi qëndron te zbatimi në praktikë.

Thekson zbatimin e parimit “Ndotësi paguan”.

Ndërgjegjësimi, zbatimi i ligjit dhe ndryshimi i sjelljes ndaj mjedisit, sipas ekspertëve, mund të jetë zgjidhja e vetme që të shmangen përsëritjet e skenave të tilla pas çdo reshje të fortë shiu.