Nga Vermoshi në Konispol, Ziçishti: Policia kryen kontrolle të forta për sigurinë rrugore në dimër
I ftuar në emisionin "Alert" në "Ora News" ishte Fisnik Ziçishti, shef sektori, ekspert i sigurisë rrugore në Akademinë e Sigurisë, i cili deklaroi se Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara që nga fillimi i vitit shkollor për kontrollin e mjeteve antirrëshqitëse dhe sigurinë e qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat malore dhe gjatë sezonit dimëror.
"Policia e Shtetit, që në fillimin e vitit shkollor, pra, ka marrë masat duke shkuar shkollë pas shkolle dhe duke bërë një promocion pra, te studentët, te nxënësit, të cilët janë edhe të papatentizuar, që t'i thonë prindërve që të përdorin mjetet antirrëshqitëse kur shkojnë në turizmin malor.
Edhe në kohë dimri, edhe në reshjet e borës dhe në reshjet e shiut, punonjësit e policisë, siç ju i keni parë dhe në rrugë, janë të kudogjendur.
Në çdo cep të Shqipërisë, që duke filluar që nga Vermoshi dhe deri në Konispol. Ato janë kudo në rrugë dhe përfaqësojnë denjësisht detyrën që kryejnë, duke ju ardhur në ndihmë qytetarëve.
Policia rrugore ka vazhduar me kontrolle intensive edhe para kohës së reshjeve të shiut, pra në futjen e sezonit dimëror, por edhe në sezonin dimëror për kontrollin e gomave dhe mjeteve antirrëshqitëse siç janë zinxhirët, për mjetet të cilat lëvizin në zonat malore dhe në zonat ku ne e quajmë si pikë rreziku që bie borë, pra kemi reshje bore dhe shiu.
Ne tashmë i kemi të gjitha pajisjet që të bëjmë kontrollin, me anë të luleve, sepse edhe gomat kanë disa specifikime të cilat do përdoren.
Për shembull kemi goma bore, kemi që përdoren për borë, që kanë domethënë lulet i kanë më të më të shpeshta dhe i kanë më të thella. Dhe policia rrugore ka marrë masa, biles ne kemi marrë dhe masa administrative për ata drejtues mjetesh duke i ndaluar dhe duke i ndërprerë udhëtimin, që ato të rikthehen. Vetëm kështu mund të zgjidhet.
Po, duke i ndërprerë udhëtimin, pra, në qoftë se një drejtues mjeti nuk ka mjete antirrëshqitëse që janë zinxhirët, atëherë Policia Rrugore, agjenti i policisë verifikues e ndalon këtë mjet që të kryejë udhëtimin, të vazhdojë drejt zonës malore. Pra, po të kapim Rrugën e Kombit, agjentët e policisë rrugore kanë dalë në pika kyçe, ku i kontrollojnë mjetet dhe i shikojnë nëse i ka në të vend, i ka në bagazh, pra në, në, në bagazh këto", u shpreh Ziçishti.
Për të ndjekur emisionin e plotë klikoni më poshtë:
