Ja pse duhet të bashkohemi nesër

Nga Elton Laska

Fajin për ngrirjen e vizave emigruese nga Amerika për shqiptarët duhet ta kërkojmë te qeveria jonë.

Ja arsyet:

Na vjedhin duke u fshehur pas “mjekësisë falas”, ndaj detyrohemi të kërkojmë shërim në SHBA apo në Europë.

Na vjedhin buxhetin, dhe nuk ka para për pensionet, arsimin, punonjësit e policisë, zjarrfikësit, etj.

Kemi probleme serioze me pronat, rendin dhe sigurinë. Drejtësia zgjat me vite dhe, për të marrë të drejtën që të takon, duhet të paguash.

Shumica e atyre që po e braktisin Shqipërinë janë të rinj, por edhe të moshuar me viza emigruese për bashkim familjar.

Në Amerikë, sipas statistikave të administratës Trump, 46% e shqiptarëve përfitojnë nga fondet publike.

Pra, pothuajse një në dy shqiptarë marrin ndihmë nga shteti. Pse? Sepse janë të varfër dhe nuk ia dalin dot.

Prandaj, kjo qeveri e korruptuar, që po na varfëron çdo ditë e më shumë dhe po na detyron të shpopullojmë vendin tonë, duhet rrëzuar.