Policia rrugore 'në gjumë' gjatë motit të keq, eksperti Hasho ngre alarmin për sigurinë e qytetarëve
I ftuar në emisionin "Alert" në " Ora News" ishte Fatmir Hasho, ekspert i sigurisë rrugore, i cili ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me mungesën e theksuar të Policisë Rrugore në akset kombëtare, veçanërisht gjatë kushteve të vështira atmosferike.
Sipas tij, kjo mungesë prezence dhe veprimi po vë në rrezik serioz jetën e drejtuesve të mjeteve, duke theksuar se neglizhenca fillon që nga kontrollet bazë, siç janë ato të gomave të automjeteve.
"Atëherë, duke qenë se dhe emisioni është për mbrojtjen e konsumatorëve, policia e para një herë t'i kontrollojë gomat edhe të verës, se te kontrolli teknik i mjeteve, se që aty duhet të fillojë problemi, nuk kontrollohen gomat, i vetmi element që nuk ka asnjë shënim, është gjendja e gomave të mjetit.
Ndërsa përsa i përket pjesës në kohën e keqe me ngrica me këto, për fat të keq policia e ka pjesën e fundit, kontrollin e gomave.
Sepse dhe në situata të tilla, për çudi, dy vitet e fundit, policia nuk ka qenë fare e pranishme në rrugë.
Edhe kur ka qenë koha e keqe, edhe kur ka qenë ngrica, edhe kur trafiku vajti 25 km në rrugën e Elbasanit.
Sepse mjetet që ka në dispozicion, e kanë mundësinë të paktën t'i sqarojnë, se këtu po flasim për mbrojtjen e njerëzve.
Emisioni Alert ka një drejtim të të fiksuar, mbrojtjen e njerëzve.
Që në urën e Milotit. Mjetet, kontroll, bile direkt ashtu siç kontrollojnë nganjëherë, që kanë qejf, patentat, dokumentat e të tjera e të tjera, çdo mjet, kthehu dhe pa asnjë lloj, domethënë, asnjë lloj hezitimi, e para, dhe e dyta, kontrolli nëpër rrugë.
Tani tabela e rrugës së kombit është dhe unë e kam parë funksionale. Ju lutem, rregulloni shpejtësinë, ka fenomene atmosferike.
Pra, paralajmërojnë. Bile bile, ajo rrugë, se ju e bëni më shpesh se sa unë, por unë e kam provuar disa herë, ajo të gënjen.
Ti në Milot je me kohë të shkëlqyer dhe pa arritur te tuneli, ty të zë një borë që nuk, na ka ndodhur dy-tre herë, jemi kthyer në rrugë.
Pra, fenomenet ekzistojnë, janë zona të tilla dhe policia sidomos në këto raste duhet të ishte më pranë njerëzve.
Sepse ne kemi dhe raste të tjera, ku ndodh një aksident i vogël rrugor, një përplasje e vogël mjetesh, bëhet vargu edhe 10 km dhe nuk është një punonjës policie të shkojë me motorr, të qetësojë njerëzit.
Sepse ai shqetësim na kthehet pastaj në bumerang kur hapet rruga, që të bëhen, në atë që lejohen dy mjete na bëhen gjashtë njëherëshi dhe ti e di shumë mirë siç e di dhe unë. Ky është problemi, ky është shqetësimi", u shpreh Hasho.
Për të ndjekur emisionin e plotë klikoni më poshtë:

