EMRI/ Po ndiqej “Antidroga e Tiranës”, kapet me mbi 1 kg ko*ainë pas 1 muaji kërkimesh koleksionisti i makinave

Ervin Kaftiraj është arrestuar nga Sektori i Antidrogës në Tiranë gjatë një operacioni të zhvilluar në një restorant të njohur në periferi të kryeqytetit.

Burimet  nga terreni bëjnë me dije se gjatë prangosjes, uniformat blu i gjetën mbi 1 kilogram kokainë.

Sipas burimeve zyrtare, Kaftiraj ishte nën vëzhgim disa muaj nga policia, e cila monitoronte lëvizjet e tij.

Ai është i njohur në Tiranë për aktivitetin e tij me makina me qira luksoze dhe mjete retro.

Agjentët e Antidrogës po vijojnë hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.