Operacioni i SPAK në "Myslym Shyri", gazetari: 10 persona janë ndaluar, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kontrollet e ushtruara nga SPAK, mbrëmjen e kaluar në një godinë luksoze pranë rrugë “Myslym Shyri” në Tiranë.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se nga operacioni i mbrëmjes së djeshme mes SPAK dhe autoriteteve italiane mësohet se të paktën 10 persona janë ndaluar.

Po ashtu, mësohet se 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, e ndërsa kontrollet janë përqëndruar në dy kulla në Tiranë.

Ky hetim u nis nga Antimafia Italiane, ku këta të fundit kërkuan bashkëpunimin e Prokurorisë së Posaçme pasi u zbulua se bazat ishin në Tiranë dhe lidhet me aktivitetin e call-centerave.

Kontrollet mësohet se janë kryer me vendim të GJKKO-së, firmosur nga prokurori Vladimir Mara.