PAMJET/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në "Myslym Shyri"/ Hetimet me autoritetet italiane, kontrollet ngjitur me Gjykatën e Lartë
Një operacion blic i SPAK-ut, në bashkëpunim me BKH-në dhe Policinë e Shtetit, u zhvillua për të goditur një bazë të një call center-i që dyshohet se operonte në fushën e mashtrimit në një shtet tjetër.
Operacioni u realizua në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe, sipas informacioneve, ka ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit”.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi çështjen. Call center-i ishte i vendosur pranë kullës ngjitur me Gjykatën e Lartë.
biznesi i përket një personi të huaj italian, i cili kishte marë një ambjent me qëra në kullën e ndërtuar pranë ish-shtëpisë së përgjimit të Sigurimit të Shtetit dhe një ortakë shqiptarë.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar kompjutera dhe sende të tjera dokumentare, që besohet se kanë lidhje me një çështje për mashtrime të qytetarëve të Bashkimit Europian.
Rasti po ndiqet dhe nga një prokuror i huaj dhe një prokuror shqiptar.
Gjatë kryerjes së kontrolleve janë parë në ambjentet e qëndrës tregtare dhe kameramanë të emisionit investigativ italian, LeJene.

